Kryeministri sllovak, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas mediave lokale.

Agjencia e lajmeve TASR ka raportuar se Fico është qëlluar përpara një ndërtese në Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, raporton BBC, transmeton Ballkani.info.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Kryeministri sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia./Ballkani.info/