Plaçkitje në xhaminë e Ferizajt, këto janë sendet që u vodhën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:10 është plaçkitur një xhami.

Rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj të komunës së Ferizajt ku sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në Xhaminë e fshatit.

Imami i xhamisë, Sylejman Jashari ka raportuar në polici se janë vjedhur dy parfuma, një zmadhues i kompjuterit, laptop HP, një USB multi dhe një kabllo e iPhone 7.

Objekti i xhamisë posedon kamera të sigurisë dhe lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit dhe forenzika.