Plaçkitet shtëpia e policit që e vranë një vit më parë, e veja e tij tregon se çka u vjedh

Pos shtëpisë së policit Izet Demaj është plaçkitur edhe një tjetër shtëpi ne të njëjtën lagje

Ende pa u pajtuar me realitetin e hidhur, familjes se të ndjerit Izet Demaj, i ndodhi edhe një fatkeqësi.

Shtëpia e tyre në fshatin Vrellë të Istogut, u plaçkit nga hajdutet.

Ardita Demaj, gruaja e policit që ra në detyrë, per shkak te gjendjes emocionale nuk mund te fliste para kamerës, por prapa saj ajo tregoi se si e përjetoi rastin.

Mbrëmjen e së shtunës, Ardita me fëmijë, shkuan t’i vizitojnë familjaret e tyre, raporton T7.

Por me të marrë rrugën për shtëpi, ajo pa një person te panjohur në një motoçikletë pa drita të ndezura, i cili sapo pa veturën e saj, u largua shpejt nga vendi ku po rrinte.

E kur iu afrua shtëpisë, pa që dyert e oborrit, garazhit, e të shtëpisë ishin të hapura, dhe nuk kishte rrymë.

Kryerësit e krimit fillimisht kishin hipur në kulmin e shtëpisë, nga ku u futen në databazen e kamerave të sigurisë dhe i ndalen ato.

E më pastaj ata me mjetet e tyre e hapen derën e shtëpisë dhe filluan kërkimin.

Bashkëshortja e Izet Demajt tregoi se asaj iu mor një armë qe e kishte me leje, por qe e mbante ne një vend mjaft te fshehur.

Hajdutet, sipas saj, kishin qellim paratë, pasi qe mjetet elektronike qe ajo i kishte lënë ne shtëpi, i gjeti ne te njëjtin vend.

Por të njëjtën natë, hajnat nuk u ndalen me kaq.

Ata hynë edhe tek shtëpia e familjes Mavraj, e cila gjendej jo shumë larg shtëpisë së familjes Demaj.

Edhe kjo shtëpi u plaçkit. E pronarët në këtë gjendje e gjetën shtëpinë kur u kthyen nga obligimet që kishin.

I zoti I shtëpisë, Gani Mavraj, tha se kjo vjedhje e lëndoi me shume psikologjikisht se financiarisht.

Këto veprime të hajdutëve janë lajmëruar edhe në polici.

Ndërsa tani nën direktivat e Prokurorisë Themelore në Pejë, po punohet për zbardhjen e këtyre rasteve.

Polici Izet Demaj u vra në detyrë në fund të viti të kaluar deri sa po tentonte të ndalonte një grabitje të armatosur në qendër të Istogut.

loading…