Plaçkitet barnatorja në Mitrovicë

Dikush në Mitrovicë të Jugut ka gjetur kohë që edhe në periudhën e pandemisë së koronavirusit të plaçkis barnatoret.

Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar në polici se është hapur me forcë dera e  barnatores dhe  janë vjedhur nga arka 120 euro para të gatshme.

I dyshuari mashkull më pas është ndaluar nga punëtorët e sigurimit, gjatë ndalimit i dyshuari ka sulmuar viktimën e gjinisë mashkullore.

Njësiti policor  gjatë kontrollit  tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar 116.40 euro, një sprej OL, një kaçavidë dhe një maskë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.