Londër

Plaçkitësja e ‘veshur mirë’ vodhi mallrat nga pragu i një shtëpie (Foto)

Pronari i paemëruar i një shtëpie në Greenwich të Londrës, ka shpërndarë pamjet e një plaçkitëseje, që vodhi një torbë që ai e kishte lënë në pragun e derës.

Ajo vodhi rrobat e dorës së dytë, që ai i kishte bërë gati për njërin që i bleu përmes internetit dhe priste t’i merrte shërbimi i kontraktuar, transmeton Telegrafi.

“Ishte e veshur mirë, aq të pritja se do të ishte plaçkitëse, që do më vidhte mallin në vlerë të 500 eurove”, ka thënë pronari, duke mos dashur të identifikohet.

Nuk janë të rralla rastet, kur kalimtarët i vjedhin pakot e ndryshme para dyerve, andaj kërkohet që të mos lihen në këtë formë, veçanërisht nëse shihen prej rruge.