Pjetër Shala transferohet në Hagë

Pjetër Shala, ish-ushtar i UÇK-së, është transferuar në Hagë nga Belgjika.

Shala ishte arrestuar më 16 mars të këtij viti, derisa aktakuza ndaj tij ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales.