Gjatë ditës së sotme pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë përfshirë në një aksident trafiku.

Në redaksinë e lajmi.net kanë ardhur disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në bazë të fotove që kanë ardhur në redaksinë e lajmi.net, shihet se si automjeti me të cilin po udhëtonin ushtarët e FSK-së kanë dalur nga rruga.

Lidhur me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

Mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk është dhënë ndonjë informatë nga ana e Policisë së Kosovës.