Pjesët e para: Real Madridi dhe City në avantazh, PSG-së s’i mjafton supergoli i Messit, Juve në epërsi ndaj Maccabit

Përveç kryendeshjes mes Chelseat dhe Milanit, pjesët e para janë mbyllur edhe në katër përballje tjera mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka mbyllur 45 minutat e para në epërsi 2:1 kundër Shakhtarit të Donetskut në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Rodrygo në minutën e 13-të dhe Vinicius Junior në të 28-minutë realizuan golat e epërsisë për Los Blancos. Për ukrainasit shënoi Zubkov në minutën e 39-të.

Manchester City është në epërsi bindëse 3:0 kundër Copenhagës në “Etihad Stadium”.

Erling Haaland në minutat 7, 32 dhe autogoli i Khocholavas në minutën e 39-të vendosën epilogun e pjesës së parë.

Paris Saint-Germaini ka hasur në vështirësi në udhëtim te Benfica me të cilën po barazon 1:1.

Lionel Messi shënoi supergol për PSG-në në minutën e 22-të, por ajo u shkrie në minutën e 42-të kur Danilo shënoi gabimisht në portën e tij.

Në epërsi është edhe Juventusi, veçse minimale 1:0 kundër Maccabi Haifas në Torino.

Golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e ka konkretizuar Rabiot në minutën e 35-të./Demokracia.com/