Pjesë e listës së VV-së për deputetë, edhe babai i Arbnor e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në dhjetëshen e parë janë pesë burra e pesë gra.

Pjesë e kësaj liste është konfirmuar se janë edhe Vasfije Krasniqi, dhe babai i Arbnor e Astrit Deharit. Avni Dehari.

Avni Dehari do ta ketë numrin 5.

Ndryshe nga herët e tjera, nga LVV-ja, Besnik Bislimi i cili e dorëzoi këtë listë, tha se në këto zgjedhje nga partia e tyre do të garojnë 41 gra për deputete.

“Besoj fuqishëm se kemi arritur të përgatisim një listë, e cila e reflekton apo i përgjigjet kaq fuqishëm kësaj përkrahje nga qytetarët tanë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është fakti që deri më sot nuk ka pas një listë të kandidatëve që ka më shumë gra. Në listën tonë janë 41 gra, secila më e mirë se tjetra. Në dhjetëshen e parë janë pesë gra e pesë burra”, tha Bislimi.