Pjata e ndaluar bëhet “HIT” në rrjet, minjtë e gjallë shkak për virusin kinez? VIDEO

Një virus misterioz ka goditur Kinën, duke shkaktuar edhe viktima.

Shteti aziatik po përballet me virusin e quajtur Koronavirus, që deri më tani është përhapur edhe jashtë kufinjve të saj. Sipas ekspertëve, virusi po përhapet nga ajri, por dyshime të mëdha janë ngritur edhe për mënyrën e të ushqyerit të popullit kinez.

Gjarpërinjtë janë pjatë e pëlqyer në Kinë, por pas nuk mbeten as minjtë dhe lakuriqët e natës. Dy pjata mjaft të dashura në Kinë. Megjithatë, imazhet e tyre kanë revoltuar ndjekësit, të cilët i cilësojnë si jo-etike dhe aspak me vlera ushqimore.  

Madje, pjata e njohur edhe si “Tre Lëvizjet”, që ka si përbërës minj të gjallë është ndaluar nga shteti. Gjithsesi, kjo pjatë po bën xhiron e rrjetit orët e fundit.

Një burrë kinez shifet teksa konsumon pjatën me minj të gjallë, ku pasi i merr nga pjata, i zhyt në një sallcë për t’i mbytur dhe më pas për t’i ngrënë.

Klikoni këtu për të parë VIDEON