Pizza Margarita

Përbërsit:

1 1/2 gotë ujë
3 1/2 gotë miell
1 lugë gjelle tharm buke
1 lugëz sheqer
1 lugë gjelle kripë
2 lugë gjelle vaj
Për salcën:
1-2 gota salcë domatesh
kripë dhe piper i zi
pak sheqer
rigon
hudhër pluhur
qepë pluhur
borzilok

Përgatitja:

Në një enë të vogël aktivizoni majanë duke e tretur me pak ujë dhe sheqer. Lëreni të pushojë për 5 minuta.
Në një enë të thellë, hidhni ujin e mbetur, shtoni kripën, vajin dhe majanë e aktivizuar. Trazojini me tel kuzhine.
Hidhni miellin gradualisht duke e trazuar lehtësisht me lugë druri që të kombinohen mirë mielli me ujin.
Brumin e fituar lëreni të pushojë mbuluar në temperaturë dhome për 1-2 orë.
Pasi të jetë gati brumi, në tavolinën e punës hidhni miell misri për ta punuar brumin dhe hapur.
Pasi hapet peta, hidhni salcë domatesh, djathin mozzarella dhe borzilok.
Piqet në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 240C.
Ju bëftë mirë.

loading…