Piu 3 muaj pa ndërprerje lëngje për “sfidën” në internet, vdes

Një burrë në Kinë ka vdekur pasi kaloi tre muaj duke pirë sasi të mëdha lëngjesh, përfshirë vajin e gatimit, si pjesë e një “oferte të keqe” për famë në një aplikacion livestreaming në internet.

Burri, i cili është identifikuar si Chu, njoftohet se vdiq më 31 dhjetor, teksa ishte duke pirë alkool në Dalian të provincës Liaoning.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar, por një mik i paidentifikuar tha: “Ai nuk vdiq për shkak se pinte atë ditë, por sepse e kishte bërë këtë për tre muaj. Ai piu birrë dhe gjëra të tjera, pa pushim, madje as për një ditë”, raporton South China Morning Post.

Chu kishte pirë lëngje të ndryshme çdo ditë për tre muaj. Ai fitonte rreth 500 juan (74 dollarë amerikan) në ditë nga fansat që shikonin videot e tij në aplikacionin e transmetimit të videos Liaoliao.