Pirja e 25 kafeve në ditë nuk e dëmton zemrën, sipas shkencëtarëve.

Kjo vjen pas një sërë numër studimesh që iu bëjnë thirrje njerzve të ndalojnë konsumimin e kafesë, pasi që pretendohej se pirja në fjalë ngurtëson arteriet dhe ngre rrezikun e një sulmi në zemër apo në tru.

Të gjitha skanimet e zemrës dhe testet e pulsit, të realizuara në kuadër të studimit, tregonin se nuk sjellte ndonjë ndryshim negativ konsumi i kafesë, qoftë 1 apo 25 filxhane.

“Pavarësisht popullaritetit të kafesë në mbarë botën, raporte të ndryshme mund të zmbrapsin njerëzimin nga konsumi i saj. Hulumtimi ynë tregon se kafeja nuk është e rrezikshme për arteriet e zemrës, përkundër studimeve të tjera”, deklaroi Dr. Kenneth Fung, profesor në Universitetin e Londrës.

Fondacioni Britanik i Zemrës tha se studimi përjashtoi një efekt të dëmshëm potencial të kafesë në arterie.