Pilotin e zë gjumi në fluturim, humb kontrollin e avionit

E zuri gjumi teksa ndodhej duke drejtuar një avion charter të drejtuar për në King Island të Australisë. Piloti, përfundoi nën hetim për paaftësi në punë, ndërkohë që nga vendi i uljes ndanin rreth 50 kilometra.

Avioni i Piper PA-31 Navajo, i kompanisë ‘Vortex Air’, ishte nisur nga Devonport, në Tazmani, mëngjesin e të enjtes së 8 nëntorit.

Nuk ka informacione lidhur me numrin e pasagjerëve që ndodheshin në mjetin, i cili mund të transportojë deri në 9 persona.

Të dhënat e trafikut ajror konstatuan se avioni, pasi kaloi aeroportin King Island, humbi destinacionin rreth 50 kilometra larg vendit të uljes, por fatmirësisht pa të lënduar.

Nga hetimet e kryera rezulton se pilotin e kishte zënë gjumi, duke humbur kontrollin e avionit në fazën e fundit të fluturimit.

Lidhur me këtë rast ka nisur një hetim, për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.