Në aeroportin Kartaxha të Tunizisë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Një avion me pasagjerë i agjencisë së fluturimeve “Iraqi Airways” u furnizua me karburant në aeroport, por një ndër pilotët nuk arriti ta kryente pagesën.
Dhe, kur autoritetet e aeroportit nuk i dhanë avionit leje për t’u nisur, piloti vendosi të zgjedhë një rrugë të çuditshme për grumbullimin e parave.
Piloi u kërkoi pasagjerëve që të mblidhnin 3 mijë dollarë, që nevojiteshin për të plotësuar pagesën e plotë për furnizimin me karburant.
Por, pasagjerët refuzuan ta bënin një gjë të tillë, kështu që Ambasada e Irakut në Tunizi u detyrua të mbulojë shpenzimet.
loading…
