Pica më ndryshe se të tjerat

Përbërsit:
3 gota miell
1 lugë kripë
1 lugë gjelle maja e freskët ose e thatë aktive
1 lugë sheqer
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë (240ml) ujë të ngrohtë
2 gota (300g) mish viçi, të grirë të fërguar me qepë dhe melmesa.
1 filxhan djathë kaqkavall
Domate, të prera në feta
Majdanoz të freskët
1 vezë, e rrahur
Djathë permazan,i grirë

Përgaditja:
Përgatitni brumin. Në një enë të vogël aktivizoni majan duke e tretur me pak ujë dhe sheqer;lëreni për 5 minuta.
*Në një enë të thellë, hedhni ujin e mbetur, shtoni kripën, vajin dhe majan e aktivizuar, i trazoni me tel kuzhine.
*Hidhni miellin gradualisht duke e trazuar lehtësisht me lugë druri që të kombinohen mirë mielli me ujin; lëreni menjeanë në temperatur dhome,duke e mbuluar me nje pecet kuzhine për 1-2 orë deri sa të dyfishohet madhësia.

Ngroheni furrën në 200C.Vendosni një fletë pjekjeje me letër pergamente.
Në një sipërfaqe me miell kthehet brumi dhe rrokulliset në një drejtkëndësh 30x40cm.
Shtoni mishin e përgaditur në një rresht në qendër ose buzë.Sipër shtoni kaqkavallin dhe perfundoni me domatet dhe sperkatet me majdanoz.
Palosni brumin mbi mbushjen dhe rrotullimin, vulosni skajet në të gjitha anët.
Vendoseni me anën e poshtme në fletën e përgatitur për pjekje.
Me furçë lyeni sipër me vezë të rrahur, spërkatni me djathe parmesan.
Sipër brumit krijoni disa vija me thikë.
Piqni për rreth 30 minuta ose deri të bëhet në ngjyrë kafe të artë.
Le të ftohfet për rreth 10 minuta para se të shërbeni.