“Phuu q… tradhtarin e nanës…”, deputeti Shala dëgjohet duke sharë në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë debatuar për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit më 18 mars në Ohër, ndërsa gjatë debatit, gjegjësisht në kohën kur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës mori fjalën, në prapavijë është dëgjuar duke sharë, deputeti i kësaj partie, Kujtim Shala.

Në një video të postuar në Facebook nga zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ky i fundit shkruan “niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala”.

Në këtë video, Shala dëgjohet duke thënë “Phuu ta … tradhtarin e nanës…”