Photoshop apo ndërhyrje? Oriola publikoi një foto të 8 viteve më parë dhe mbylli ‘gojët e liga’

Emri i modeles Oriola Marashi është ndër më të lakuarit në mediat shqiptare dhe format e saj super seksi kanë tërhequr jo pak vëmendjen.

Madje, shpesh ka ndodhur që bukuroshen ta akuzojnë për photoshop apo ndërhyrje estetike, të cilat Oriola i ka mohuar gjithmonë.

Ajo ka treguar se i vetmi ndryshim që ka pësuar trupi i saj ka ardhur me rritjen dhe s’ka bërë asnjë ndërhyrje në trup apo në fytyrë.

Madje, ajo e ka vëretuar këtë me një foto të vjetër të tetë viteve më parë, të cilën e ka gjetur sot në Facebook.

Modelja shfaqet me kilogramë më pak për shkak të moshës, por sërish super në formë me një fustan të ngushtë për trupi.

“Ja pra miq që krisma nuk ka patur”- shkruan Oriola me humor krahas postimit që i mbylli ‘gojët e liga’.