“Pfizer”, vaksina e parë që merr miratimin e plotë në ShBA

Vaksina anti-Covid 19 , “Pfizer” e kompanisë “BioNTech” është vaksina e parë që merr miratim të plotë në ShBA.

Lajmin e ka bërë të ditur Administrata e Ushqimit dhe Barnave sot.

Aprovimi i plotë për përdorimi do të bëj që ata që kanë hezituar të vaksinohen, të marrin vaksinën.

Po ashtu pritet që me aprovimin e plotë të prodhohen më shumë doza.

Vaksinat që janë në përdorim në ShBA deri më tani kanë rezultuar të sigurta.