Pfizer/BioNTech deri 94% efektive në parandalimin e infeksioneve asimptomatike

Pfizer/BioNTech ka deklaruar se të dhënat e fundit nga Izraeli thonë se vaksina e tyre kundër COVID-19 është 94% efektive në parandalimin e infeksioneve asimptomatike.

Sipas kësaj i bie që vaksina mund ta reduktojë në mënyrë të dukshme transmetimin e virusit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas kompanisë së prodhimit të Pfizer/BioNTech, vaksina është 97% efektive në parandalimin e virusit me simptoma.

Deri më tani, vaksina është treguar efektive edhe në variantin britanik të COVID-19 i njohur si B.1.1.7.

Izraeli është duke prirë në botë me vaksinime. Deri më tani, afro 55% e popullatës së saj prej 9 milionë njerëz u është dhënë të paktën një dozë e vaksinës Pfizer/BioNTech, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti.

Ndërkohë, 43% të popullatës i janë dhënë tashmë të dy dozat.