Pezullohet puna e tregjeve të automjeteve dhe tregjeve të kafshëve

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja të cilat janë marrë në kuadër të luftimit të virusit COVID-19.

Qeveria ndër të tjerash ka miratuar vendimin për pezullim të punës së tregjeve publike të automjeteve dhe tregjeve të kafshëve.

Poashtu Qeveria e Kosovës mori vendim që të pezullohen ceremonitë fetare dhe ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.