Pezullohet greva, nga nesër nis transporti publik në Kosovë

Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve sot pas marshit-protestues me autobusë, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë. Nga nesër nis qarkullimi i transportit publik në gjithë Kosovën, pas gashtë dite grevë dhe protesta.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi se Këshilli drejtues në mbledhjen e sotme vendosi të pezullojë grevën dhe protestat për shkak të motit të ligë, por siç theksoi ai nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre.

Kreu i kësaj shoqate po ashtu tha se nga nesër nis transporti me autobus dhe të gjithë qytetarët, përfshirë punëtor, studentë dhe nxënës mund ta shfrytëzojnë.

Ndërsa, edhe sot u mbajt marshi-protestues, duke parakaluar autobusët nëpër kryeqytet në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë.

Derisa rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë, kurse prej të mërkurës, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, kishte ndalur qarkullimin e autobusëve.