PewDiePie vijon rivaliteti, hakerët sulmojnë TV për ta mbështetur

Hakerët kanë marrë nën kontroll televizorë smart në mbarë botën në një përpjekje tjetër për të mbështetur YouTuberin PewDiePie.

Super fansat e tij thonë se kanë hakuar 65,000 pajisje Google Chrome Cast.

Google thotë se fajin për këtë nuk e ka produkti i kompanisë. Gjithashtu mendohet se Google ka gjetur një mënyrë për të ndaluar sulmin.

Hakerët të cilët duan të mbeten anonimë thonë se kanë lokalizuar 100,000 televizorë me këtë problem.

Viktimat kanë raportuar problemet në rrjetet social. Një përdorues i Reddit thoshte se çdo 20 minuta televizori i tij nxirrte një video të PewDiePie.

Sulme të ngjashme janë realizuar gjatë javëve të fundit. Hakerë të tjerë morën në kontroll printerë duke printuar mesazhe të ngjashme.

Rivaliteti në YouTube

Që nga 2013-ta PewDiePie ka tërhequr vëmendje të lartë në YouTube dhe sot ka 79 milion ndjekës.

Por muajt e fundit një studio muzikore Indiane i rrezikon kurorën PewdiePie i cili dëshpërimisht po kërkon ndjekës të rinj.

Hakerët nga ana tjetër po përdorin këtë rivalitet për tu reklamuar për punën e tyre që e bëjnë prej kohësh.