Kufijtë

Petritsch: Është rasti të gjendet zgjidhja, përndryshe…

Autori: Lajmi.net Lajme16:41, 3 October 2018

Rrjedhja e mundësisë aktuale për të zgjidhur çështjen e Kosovës mund të çojë në krijimin e një konflikti të ngrirë në Evropë, thotë ish-përfaqësuesi i BE-së për Kosovën dhe ish Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare Wolfgang Petritsch.
Petritsch gjithashtu paralajmëron se përvoja rajonale tregon se zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që nën kujdesin e BE-së, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë dhe të gjejë një zgjidhje, pasi siç thotë ai, rrethanat në BE do të ndryshojnë edhe më shumë, shkruan ‘Bilci’ serb, transmeton lajmi.net.

“Zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm do të sjellin edhe më shumë ekstremistë nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore. Komisioni i ardhshëm evropian do të hartohet ndryshe nga ai aktual dhe unë kam frikë se nëse mundësia për zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk kapet tani, Komisioni i ardhshëm do të përpiqet të shmangë këtë çështje, tha ai.

Ai ka shtuar se “nëse Federica Mogherni nuk ka sukses, atëherë unë nuk besoj se pasardhësi i saj do ta ngrejë këtë çështje dhe ekziston rreziku që ky problem të bëhet një konflikt i ngrirë në mes të Evropës”.

Po ashtu, Petritsch vlerësoi se për herë të parë, iniciativa e Zoran Zaev dhe Aleksis Tispras, si dhe Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit ilustrojnë se si politika lokale po përpiqet të zgjidhë problemin lokal./Lajmi.net/