Ish-zëvendësministër
Petrit Selimi: Zero janë gjasat që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe Serbia në BE
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka shkruar një status në platformën “X”, ku ka komentuar gjasat e Kosovës për t’u integruar në OKB dhe të Serbisë në BE.
Sipas Selimit, gjasat që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombëve të Bashkuara janë zero. Po ashtu, vazhdon Selimi, gjasat që Serbia të anëtarësohet në BE janë zero.
“Para se të emocionoheni të gjithë, quidproquo që përmenda rrjedh nga fakti që Këshilli i BE-së ka vendosur të shtojë Ohrin në kushtet e pranimit të Serbisë në BE (Kapitulli 35). Por unë mendoj se shanset aktuale që Serbia të anëtarësohet në BE ose Kosova në OKB janë zero. Një zero e plotë, totale, e padiskutueshme.” – shkroi ai.
Before you all get excited, the quidproquo I mention derives from the fact EU Council has decided to add Ohrid to Serbian EU accession conditions (Chapter 35). But I do think current chances of Serbia joining EU or Kosovo joining UN are zero. A complete, total, undisputable zero. https://t.co/ffcJefwfFn
— Petrit Selimi (@Petrit) December 19, 2023
VIDEO BONUS: Zhvatja, tortura dhe nënçmimi i kosovarëve me viza po merr fund përgjithmonë