Petrit Selimi publikon disa shifra: Rusia e para në botë për inflacion, Kosova e dyta

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka publikuar disa statistika, origjinën e të cilave nuk e ka bërë të ditur, ku thotë se inflacioni në Kosovë është më i larti në botë, pas Rusisë e cila është në një luftë me Ukrainën.

Sipas Selimit, Rusia prin për nga lartësia e inflacionit me 15.9%, ndërkohë që Kosova renditet e dyta me 14.1%, dhe më pas Brazili me 11.8%, Spanja me 10.2% dhe Britania e Madhe me 9.1%.

“Inflacioni në Kosovë krahasuar me ekonomitë globale. Vetëm Rusia që është në luftë, qëndron më keq se ne”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe listën e shteteve sipas lartësisë së inflacionit.