Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 51, Petrit Hajdari edhe sot ka vazhduar takimet me biznese te ndryshme. Kësaj radhe ka takuar biznesin Myfix, fabrikën e llaqeve dhe produkteve të ndërtimit.

Hajdari ka thënë se Ismet Syla, djali i luftëtarit të UÇK-së, Nazif Syla, po vazhdon me krenari trashëgiminë e të atit, duke dëshmuar se sakrifica dhe vlera e tij jetojnë në punën dhe suksesin e brezave.