Lagjja Janova është shembull i forcës së qytetarit të thjeshtë që kërkon më të mirën, dhe ne, së bashku, do ta bëjmë realitet: Kosova mundet ma mirë, dhe do të bëjmë se s’bën ndryshe!
Kështu ka thënë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 51, Petrit Hajdari. Hajdari në takimin e mbajtur me banorët e kësaj lagje është shprehur se këta kanë vendosshmëri dhe guxim për të qenë pjesë e ndryshimit që e kërkon Kosova.







