Kandidati për deputet i PDK-së, Petrit Hajdari ka shprehur falënderimin e tij ndaj të gjithë votuesve të PDK-së.

Qyteti prej nga vjen Hajdari, u tregua bastion i vërtetë i PDK-së, duke marrë ¾ e votave, pra Drenasi, shkruan Ballkani.info.

“Ju falemnderit shumë për një proces të qetë, demokratik e fer zgjedhor. Falemnderit të gjithë qytetarëve të Kosovës, e në veçanti atyre të Drenasit, për përkrahjen. Simpatizantët, aktivistët e komisionerët e PDK-së kanë dëshmuar përkushtim të lartë në mbarëvajtjen e këtij procesi, i falenderoj nga zemra”, ka shkruar Hajdari.

Postimi i plotë: