Petar Petkoviq

Petkoviq me pretendime: “Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një Statuti final për Asociacionin”

Ndalimi i dinarit, sipas të ashtuquajturit drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, erdhi si pasojë e bisedimeve “që po shkonin në drejtimin e duhur rreth Statutit final të Asociacionit”. Në pretendimin e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk donte që kjo të merrte epilog.

Bashkimi Evropian erdhi me një draft-Statut të tyre për shkak se Kurti refuzoi atë të Ekipit Menaxhues. Drafti i BE-së ishte bazë e mirë për diskutime…patëm tri takime në nëntor kur ekspertët tonë negocuan me BE-në, dhe besojeni ose jo, takimet ishin të mira. Bëmë hapa para. Por, kur Prishtina pa që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur rreth një draft-Statuti final dhe të gjithë gjetën gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të ndalojë ato bisedime për statutin final, Kurti mori vendimin e njëanshëm për të ndaluar dinarin”, ka thënë Petar Petkoviq në Tv Pink.