Petar Petkoviq

Petkoviq jep versionin e tij për arsyet e dështimit të marrëveshjes në Bruksel

Pas dështimit për një marrëveshje për çështjen e targave në Bruksel, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq e ka fajësuar palën kosovare.

Petkoviq ka thënë se nuk është takuar sy më sy me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, pasi që ai ka refuzuar të flas për Asociacionin e Komunave Serbe dhe çështjen e të pagjeturve të luftës.

Sipas mediave serbe, Petkoviq ka thënë se Beogradi ka treguar se është i përgjegjshëm për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ai ka thënë se negociatat e sotme në Bruksel janë vështirësuar edhe nga vendimi i Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“E shfrytëzova këtë moment që të protestoj fuqishëm kundër vendimit ilegal dhe unilateral të Prishtinës”, ka thënë ai para gazetarëve.