Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se bisedimet e të enjtes ishin të mundimshme dhe se delegacioni i tij ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Takim me Bislimin ka qenë i mundimshëm, sepse Prishtina refuzon të diskutojë për propozimet e Beogradit. Thelbi i të gjitha marrëveshjeve, si asaj në Bruksel ashtu edhe në Ohër, është formimi i AKS-së dhe kjo është baza e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Petkoviq transmeton “RTS”.







