Pete Davidson fotografohet sërish me aktoren Chase Sui Wonders

Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders duket se po shijojnë një romancë dashurie.

Dyshja u fotografuan duke shkuar në apartamentin e mrekullueshëm të yllit të “Saturday Night Live” në New York të hënën në mbrëmje, mes spekulimeve pë lidhje.

Davidson, 29-vjeçare dhe Wonders, 26-vjeçe, u fotografuan duke biseduar dhe duke qeshur jashtë ndërtesës së tij të banesës, ndërsa komediani i tregonte asaj diçka në celularin e tij.

Aktori u pa i veshur me një kapelë, pantallona sportive të gjera, pantofla, gjersa aktorja zgjodhi një kapele bejsbolli, xhaketë kamuflazhi, xhinse dhe çizme me taka.

Një burim i afërt me humoristin tha për TMZ se ata ‘janë miq të shkëlqyer’, kjo është hera e tretë që janë parë duke u shoqëruar së bashku gjatë javës së kaluar.

Ndërsa është e paqartë se çfarë roli mund të luajë Wonders në shfaqjen e re, ajo duket se është tashmë një pjesë e madhe e jetës së Davidson – edhe në mes të romancës së tij me Emily Ratajkowksi.

Davidson dhe modelja, të cilët filluan të takohen muajin e kaluar, me sa duket janë duke e bërë lidhjen më serioze, sipas People.

Përpara lidhjes me Emilyn, Pete ka qenë bashkë me Kim Kardashianin për nëntë muaj.