Kisha Ortodokse Serbe

Peshkopi Teodosije propagandon në mediat ruse: Populli serb në Kosovë po kërcënohet me zhdukje

Kisha Ortodokse Serbe shpeshherë shtrembëruaron faktet e propagandon në kanalet ruse pro Kremlinit. E tillë ishte edhe deklarata e peshkopit Teodosi se gjoja “populli serb në Kosovë është i kërcënuar me zhdukje”. Kjo deklaratë e tij u  publikua këtë javë nga agjencia ruse RIA Novost në një tekst të titulluar “Serbët nga Kosova rrezikohen me zhdukje”.

Peshkopi iu drejtua besimtarëve të mbledhur së fundmi në Manastirin e Draganacit.

“Ne që jetojmë sot në atë territor jemi në një situatë ku shumë po largohen nga ne, shumë miq, shumë njerëz, kur retë e errëta varen mbi ne dhe kur njerëzit kanë frikë, kur kërcënohen nga të gjitha anët, por më e madhja – me të cilën do të zhdukemi nga territori, të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha ipeshkvi Teodosije.

RiA Novosti shton se, sipas të dhënave nga Beogradi, vetëm në vitin e fundit, më shumë se 14 për qind e serbëve të Kosovës, numri i përgjithshëm i të cilëve vlerësohet në 100,000 njerëz, u larguan Kosova. Ata citojnë gjithashtu Dmitri Polianskin, zëvendësin e parë të përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në OKB, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha “se pikës qendrore në Rripin e Gazës së shpejti ka rrezik për t’iu shtuar një tjetër – Ballkani, për shkak të veprimeve të autoriteteve të Kosovës kundër serbëve”. /Geopost

BONUS VIDEO| Në fshatin Peran të Podujevës të mërkurën është bërë zbulimi i shtatores së Albin Kurti