Peshkaqeni

Peshkaqeni sulmon për vdekje 55-vjeçarin në Australi

Një peshkaqen rreth katër metra i gjatë e ka goditur për vdekje një sërfist në Gadishullin Evre të Australisë Jugore, derisa ekipet e emergjencës po kërkojnë trupin e tij.

Siç ka raportuar DailyMail të martën, 55-vjeçari po bënte sërf pranë plazhit Granites në jug të Gjirit Streaky kur u sulmua papritmas.

Një dëshmitar raportoi se peshkaqeni ishte katër metra i gjatë, e deri tani trupi i burrit ende s’është gjetur.

“Kërkimet do të vazhdojnë deri në fund të ditës”, thuhet në njoftimin e ekipit të kërkimit.

Zona e Gjirit është e njohur si vendqëndrim i peshkaqenëve të bardhë dhe zonë mbarështimi.

Sulmi është i dyti në rajon në javët e fundit, pasi një grua u sulmua ditë më parë.