‘Peshk që jeton në zjarr’, Oriola Marashi e vërteton që është femra më seksi në trojet tona FOTO

Oriola Marashi duket e parezistueshme në paraqitjen e fundit.

Oriola Marashi është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat merr vëmendje me pozat që sjell.

Së fundi, modelja ka publikuar disa fotografi e veshur me bikini ngjyrë ari, në të cilat vë në pah fizikun e përsosur.

Në imazhet e shkëputura nga ky fotosesion, bukuroshja duket tejet joshëse, ndërsa në mbishkrim shkruan “Zjarri në zjarr”.

Sa i përket jetës private, Oriola Marashi është në lidhje me futbollistin Eros Grezda, me të cilin kohë pas kohe sjell imazhe e video në rrjete sociale.