Banjska

Pesë zollat e mbetura nga 24 shtatori, dalin detaje të reja nga Banjska

Në mesin e këtij arsenali të armëve të konfiskuara në Banjskë pas sulmit të 24 shtatorit ishin hiç më pak se 50 zolla.

Por mesa duket këto nuk ishin të vetmet.

Policia e Kosovës hasi edhe në pesë të tilla ditën e mërkurë, e madje shumë afër Manastirit në Banjskës.

Brenda shtëpisë televizioni ka parë se gjatë ditës ka pasur lëvizje.

Ndërsa burimet i kanë treguar televizionit se ishte prifti ai i cili lajmëroi Policinë dhe i tregoi për vendndodhjen e tyre.

Të njejtat burime po ashtu kanë thënë se dyshimet janë që këto zolla janë lëvizur nga një vend në atë shtëpi afër manastrit.

Por këtë nuk e konfirmuan zyrtarisht nga Policia e Kosovës duke thënë se rasti tashmë po hetohet.

“Nuk është ndonjë befasi që këto janë gjëtë, është një territor shumë i gjanë të cilin e kemi bastisë shumë herë, sidoqoftë ka mundësi që dicka na ka kalu, nuk e kemi pa apo dicka e tillë sidoqoftë Policia ka hasë në këto pesë zolla pas informacioneve të pranuara dhe ju kanë bashkangjitur rastit të Bansjkës”, tha zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Në vendngjarje dhe për ekzaminim bashkë me Policinë e Kosovës, kishte dal edhe KFOR-i.

Sipas një njoftimi për media, ata kanë siguruar edhe zonën për rreth për të kontrolluar nëse ka ndonjë tjetër lloj armatimi.

“Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i Komandës Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ekzaminoi pesë granata raketore të zbuluara në një depo në komunën e Banjskës nga Policia e Kosovës dhe i dërgoi në laboratorët e mjekësisë ligjore. Gjatë gjithë ekipit ka punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të tilla, ishin përdorur kundër policisë kosovare më 24 shtator nga pjesëtarë të grupit terrorist, të udhëhequr nga krimineli serb, Milan Radojçiq.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë, Veton Elshani, këto mjete janë tejet të rrezikshme edhe për automjete të blinduara, e vitin e kaluar 7 ose 8 të tilla ishin hedh në drejti të Policisë.

Në këtë sulm terrorist, i vrarë mbeti rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

VIDEO BONUS: Tri lutjet e pasuksesshme të mbrojtjes së Kurtit për t’i larguar aktivistët e PSD-së nga Biblioteka