Pesë të vdekur pas aksidentit mes trenit dhe autobusit në Nish

Pesë persona kanë vdekur dhe mbi 26 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti mes një treni dhe autobusi në afërsi të qytetit të Nishit në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në vendkalimin hekurdhor të Nishit.

Drejtori i Qendrës Klinike në Nish, Zoran Radovanoviq, konfirmoi se dy të rritur dhe një fëmijë vdiqën në vend të ngjarjes, kurse dy persona të tjerë vdiqën në Qendrën Klinike në Nish.