Erë dhe shi

Pesë të vdekur nga moti i keq në Itali

5 persona u shpallën të vdekur dhe 2 humbur nga furtuna dhe rrëbeshat e forta të shiut që kapluan të hënën Italinë.

Kryetarja e Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian.

Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.

Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Venezia, Trentino dhe disa qytete tjera të Italisë.

Shpërndaje