Pesë të lënduar shtrihen në spital: Policia jep detaje rreth aksidentit të tmerrshëm në Kaçanik

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Biçevc komuna e Kaçanikut, ku si pasoj e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona, ku të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ka bërë të ditur për Periskopin major Qazim Reka.

Ai tha se ende nuk kanë ndonjë informacion për gjendjen shëndetësore të tyre, por që policia është në vendin e ngjarjes.

“Në fshatin Biçevc komuna e Kaçanikut janë ndeshur dy vetura, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona, ku të njëjtit janë duke trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt, për momentin ende nuk kemi informacion për gjendjen shëndetësore të tyre, policia është në venin e ngjarjes.”, tha Reka.