Pesë të lënduar pas aksidenteve në Shkabaj e Poklek

Pesë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shkabaj të Prishtinës dhe fshatin Poklek të Gllogocit.

Në Shkabaj, policia raporton se ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasoj e aksidentit lindim trupor ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K-Shqiptar. I lënduar është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Poklek, ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë dy meshkuj dhe dy femra që të gjithë K-Shqiptar. Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.

loading…