Rreth orës 15:00 sot gjatë ditës ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt. Deri më tani 44 persona janë konfirmuar të lënduar, teksa 14 të tjerë që janë në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku ka konfirmuar se pesë persona janë në operim ndërsa pritet që edhe katër të tjerë të futen në orët në vijim në operacion.

Në ndërkohë Major i policisë Qazim Reka, ka thënë se përveç lokalit ku ka ndodhur shpërthimi, ka pasur dëme edhe në objektet përreth.

”Në orën 14:27 kemi marrë informacion që ka pasur një eksplodim. Të gjitha njësitet policore kanë ndalk në vendin e ngjarjes. Janë lajmëruar njësitet e zjarrfikësve dhe emergjenca. Sipas hetimeve të para bëhet fjalë për një bombol gazi. Numri i të lënduarve deri më tani është 44, 14 janë duke u trajtuar në Prishtinë të tjerët janë në Ferizaj. Në mesin e të lënduarve janë dy të mitur. Rastet e rënda janë duke u trajtuar në Prishtinë teksa të tjerët janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizaj”, ka thënë Reka.