Aksident

Pesë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Krushevë të Klinës

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova shtoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, u shpreh Rugova.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”.