Pesë raste të raportuara të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, një person është arrestuar në Viti pasi ka ushtruar dhunë në familje.

Ndërkaq një person është arrestuar në Suharekë e dy të tjerë në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

E në Malishevë një grua ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

loading…