Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy vetura, ku janë lënduar pesë persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”,tha ai.
Ballkani.info raportoi më herët për këtë aksident.









