Pesë persona lëndohen rëndë në një aksident në Gjakovë

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në fshatin Mrasor të Gjakovës.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka hyrë në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën përballë.

“Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda 5 persona”, tha policia për Express.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike.