Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Mitrovicë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe tri femra kosovare, të cilët janë duke u trajtuar ne spitalin rajonal Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.