Pesë persona të infektuar me Covid-19, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK’së, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu është bërë e ditur nga Infektiva, ku tutuje kanë shtuar se nga 101 raste të cilat po trajtohen në QKUK, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë prej tyre po trajtohen në repartin e Mjekimit Intensiv.
“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, janë të hospitalizuar 104 raste. Të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 101 raste. Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.
Sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë një pacient i cili dyshohet se ishte i infektuar me koronavirus.







