Pesë murgjë mbahen peng dhe torturohen në një kishë në Vjenë

Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se pesë murgjë janë mbajtur peng dhe janë torturuar në një kishë në Vjenë.

Zëdhënësi i policisë për qytetin e Vjenës, Harald Soros, ka deklaruar se disa nga murgjit ishin mbajtur të lidhur në kishë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Rreth orës 13:30, dy persona të armatosur kanë hyrë me forcë në kishën Maria Immaculata”, ka thënë Soros.

Ai ka bërë të ditur se pas raportimit, Policia i ka gjetur viktimat e lënduara brenda kishës ku ishin mbajtur peng, ku të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, por policia austriake nuk e ka përjashtuar mundësinë se ka të bëjë me terrorizmin.