Në të shumtën e rasteve, gratë nga frika se mund të dëmtojnë fëmijën, nuk bëjnë ndonjë aktivitet fizik, sidomos pas kalimit të disa muajve.
Por ushtrimet për një nënë sjellin përfitime të mëdha, thjeshtë shmanguni ushtrimeve të intensitetit të lartë, raporton The Guardian.
Ushtroni 2 orë e gjysmë në javë
Një studim i ri ka gjetur se ushtrimi gjatë shtatzënisë mund t’i ndihmojë gratë që të mos kenë probleme me mbipeshën pasi ta lindin fëmijën e tyre. Dr. Dahni Rajasnigam, këshillues dhe lektorë në Universitetin Mbretërorë të Gjinekologëve, tha që ushtrimet sjellin shumë benefite për nënat e së ardhmes, duke përfshirë mbajtjen e kontrollit të peshës, përmirësimi i gjumit dhe disponimit, dhe reduktimi i presionit të lartë të gjakut.

Të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar në javë, në periudha të shkurtëra prej 10 minutash, bazuar në nivelin e palestrës dhe rahatisë. Rajasingam gjithashtu rekomandon që të keni kujdes me medikamente. Nëse përdorni medikamente, konsultohuni me doktorin se a keni të drejtë të ushtroni apo jo.
Dëgjojeni trupin tuaj
Sipas këshillave të ekspertëve, një grua shtatzënë duhet që ta mbajë ritmin e saj ditorë edhe gjatë shtatzënisë. Gratë nuk duhet të pasivizohen, por të vazhdojnë me punët e tyre ditore, sikurse pas shtatzënisë. Si këshillë e përgjithshme, nënat e ardhshme duhet t’i shmangen ushtrimeve që e rrisin frymëmarrjen. “Ato duhet ta dëgjojnë trupin e tyre dhe të bëjnë vetëm atë që ato e mendojnë se është e drejtë”.


Charlie Launder, trajnerë personale palestra, theksoi rëndësinë e marrjes së ditëve të pushimit. Mbi të gjitha, sa herë që një grua e ndien se nuk duhet të shkojë në punë, ajo duhet ta dëgjojë trupin e saj.
Sportë të lehta
Të jesh shtatëzënë, as mos e mendo të mirresh me boks ose xhudo, por as mos e mendo që të hypësh mbi kalë, të bësh gjimnastikë ose t’i hypësh biçikletës, për shkak se ekziston rreziku i rrëzimit.
Edhe pse nuk duhet të keni frikë nga të qenurit aktive, Launder tha se “koha e shtatzënisë nuk është koha për ushtrime të çmendura”. Camilla Listerm një trajnerë personale e specializuar në ushtrime para-lindore dhe pas-lindore, tha se ka shumë keqkuptime sa i përket ushtrimeve gjatë kohës sa një grua e pret fëmijën e saj, por kjo nuk do të thotë se rreziku është për të gjitha gratë.
Mësohu ta bësh rutinë
“Jo vetëm që çdo shtatzëni është ndryshe, por askush edhe vetë trupi mund të ndihet ndryshe nga një ditë në tjetrën” tha Launder. Ajo dhe Lister, këshillojnë ushtrime të forcimit (veçanërisht ushtrime të shpinës, këmbëve dhe muskujve) për tu përgatitur por ndryshime fizike në trupin tuaj.
Mos e krahasoni veten me tjerat
Launder thotë që gratë shtatzëna flasin me njëra-tjetrën në rrjete sociale, dhe i ndajnë përvojat e tyre të ushtrimeve. Ndërsa njëra thotë “që ndihet shumë mirë të shkojë në palestër me barkun e rritur”, tjetra mund të mendoj se njëjtë do të ndihet edhe ajo.
Mos e ndiqni programin e ushtrimeve të tjetrës. Duhet vetëm ta dëgjoni doktoreshën ose trajnerin tuaj e cila duhet të jetë e specializuar për këtë çështje. Rajasingam këshillon që nëse vraponi apo notoni, bëjeni vetëm 3 herë në javë, e jo më shumë se 15 minuta.







